Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot në një takim në selinë e Partisë Demokratike kryetarët e zgjedhur të degëve.

Berisha ka denoncuar se “njëri nga mbështetësit kryesorë të Bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është njëkohësisht fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore”.

“Do përcaktojmë sot të gjithë qëndrimet, aktivitetin që ne do ndërmarrin për të shndërruar forcën tonë politike një forcë politike në veprim.

Për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar, e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazaret e pandershme, dhe të turpshme të udhëheqjes së saj. Nga flirtet, e padenja me pushtetin e Edi Ramës.

Aktualisht njëri nga mbështetësit kryesorë të Bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është njëkohësisht fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore.

Ndaj bilbilon Enkelejdi sic thotë Rama, për të mos thënë probleme të tjera madhore të bëra të qarta tani publikisht të Bashës e të ndonjë tjetri.

Përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje.

Këtë gjendje e krijuan pazaret e udhëheqjes me qeverinë por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë gjithë aksionin e demokratëve nga shtatori deri më sot që bënë një mrekulli të vërtetë, të madhe për Shqipërinë, ngritën në këmbë forcën e tyre politike.

Ata presin udhëheqje. Revolta, pakënaqësia ndaj këtij regjimi zien e vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve, por ju garantoj e të një % të madhe të individëve qytetarëve pa parti qoftë dhe të PS e partive të tjera”, tha Berisha