Pak pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit për zgjedhjen e 61 kryetarëve të bashkive të vendit, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat.
Berisha foli për një proces të guximshëm të qytetarëve, që sipas tij kapërcyen mbi konglomeratët e oligarkëve dhe bandave kriminale. Berisha shtoi më tej se përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike dhe se pjesëmarrja e tyre ishte nga më të denjat.
“Falenderim për ata që e kthyen këtë ditë në ditë të historisë. Ata votuan në QV në kushtet më të jashtëzakonshme. U ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, në mënyrën më të civilizuar, me guxim, me vendosmëri.
Ata kapërcyen mbi konglomeratin, i oligarkëve të shpifur dhe bandave kriminale. Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike. Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bënë gjithçka kundër procesit, por një pjesëmarrje ndër më të denjat për qytetarët në të katër anët e vendit.
Unë kam vlerësimin më të lartë mirënjohjen më të pakufijshme të të gjithë atyre të rinjve jo vetëm, që qëndruan në krye të përgjegjësisë në komisionet e votimit.