Rruga e Arbrit është një ndër akset më problematikë sa herë që bie borë.

Policia Rrugore ka bërë me dije se për shkak të reshjeve që kanë nisur orët e fundit në vendin tonë kanë sjellë dhe bllokimin e Rrugës së Arbrit.

Sipas autoriteteve, qytetarët duhet që të ndjekin aksin e vjeter Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass nga firma kontraktore.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjeter Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass nga firma kontraktore.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, dhe apelon për kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit.

Në rast nevoje kontaktoni në nr 112 ose në Komisariatin Dixhital’, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al