Kristja

 Mehilli, shqiptari i arratisur nga burgu i Verçllit në Itali, dy muaj më parë gjatë natës së ndërrimit të viteve është arrestuar nga policia jashtë vendit dhe tani më ndodhet sërish në burg, raportojnë mediet italiane.

27-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2019, pasi akuzihet për një seri grabitjesh vilash, si anëtar i bandës “Ice Eyeës”.

Si ndodhi arratisja?

Plani ishte bërë nga Mëhilli dhe një bashkëatdhetar tjetër, të dy në qeli. Fillimisht kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë. Më pas me çarçafë të lidhura litar, të dy kanë mundur të zbresin nga kati i katërt i qelisë në murin e brendshëm të burgut. Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun. Ky i fundit është kapur nga rojet e burgut. Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin për orë të tëra, me postblloqe të shumta për kapjen e 27 vjeçarit.

Mëhilli vuante dënimin në Vercelli deri në vitin 2029 bashkë me shqiptarin tjetër.
Banda
Banda famëkeqe me 4 anëtarë kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli. Të armatosur dhe të dhunshëm, kështu ishin identifikuar fillimisht të katërt anëtarët e bandës.
Me Mëhillin, që banonte në Tortona, u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci. Banda goditi jo vetëm në zonën tonë, por edhe në Bresciano dhe në provincën e Bergamos.
Në një rast pronari i vilës u detyrua të binte në gjunjë dhe u rrah për vdekje për të treguar kombinimin e kasafortës. Kur Mëhilli dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, karabinierët gjetën armë, plumba, mjete vjedhjeje. Akuzat ndaj tyre ishin për bashkim kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të banesave dhe armëmbajtje pa leje dhe sende të afta për ofendim dhe vjedhje, marrja e sendeve të vjedhura, lëndime të rënda personale. /abcneWs.al