Bora Zemani shënjoi një tjetër pikë të karrierës së saj, ku përgjatë dy viteve moderoi emisionin dedikuar dashurisë “Për’puthen”. Por gjasat janë që ky rrugëtim i saj mund të përfundojë. Tashmë që sezoni televiziv është në mbyllje, në Top Media po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur.

Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të dashur për shqiptarët. “Dancing with the Stars”, pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deri më tanishme, spektakli do t’i besohet Bora Zemanit.

Por kjo do të thotë që një tjetër kolege e saj do të rrëmbejë ‘Për’puthen’, që në vitin e ardhshëm do të ketë ndryshime të mëdha.

Ndërkohë “Dancing with the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.

Ndërkohë janë disa emra që po lakohen për “Për’puthen”, ku ndër to spikat ai i moderatores Dojna Mema, e cila aktualisht është në pritje të ëmbël.

Megjithatë deri në shtator, të tjera lëvizje do të ketë në televizion, duke e kristalizuar më shumë situatën për sezonin e ri që na pret.