Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen e tyre. Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj futbollist, 35 vjeç, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku. Në deklaratën e Shakirës thuhej:

Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.

Çifti ishte së bashku që nga viti 2011 kur ata u takuan për herë të parë gjatë xhirimit të videoklipit të këngës Waka-Waka për Kupën e Botës. Edhe pse ata nuk u martuan kurrë, çifti janë prindër të dy fëmijëve Milan dhe Sasha.