Situata e tensionuar mes Izraelit dhe Hamasit po rëndohet gjithnjë e më tepër, ku asnjëra nga palët nuk po rresht së sulmuari me çdo mjet të mundshëm që kanë në disponim.

Nivelet e shkatërrimit janë shumë të mëdha dhe bilanci i viktimave po rëndohet më tepër me kalimin e orëve.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në mediat vendase, Izraeli pritet të nisë një operacion masiv tokësor kundër Hamasit në Gaza në 24-48 orët e ardhshme.

Deri më tani raportohet se janë vrarë 800 izraelitë dhe 550 palestinezë, që nga shpërthimi i sulmeve gjatë së shtunës, fillimisht nga  militantët e Hamasit, e më pas nisi hakmarrja e Izraelit.

Forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore me avionë dhe raketa në qindra objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës. Por e njëjta situatë është ndjekur edhe nga Hamasi, që po ashtu po ritregon vendosmërinë për të vijuar sulmet ndaj territoreve të Izraelit.

Luftimet vijojnë të jenë të ashpra në 6 zona në jug të Izraelit, aty ku militantët palestinezë kanë më shumë mundësi për të reaguar me sulme.

Izraeli po lëviz çdo gurë të mundshëm për të arritur marrjen e situatës nën kontroll, ku më i fundit është urdhri për të bllokuar totalisht qarkullimin e ushqimeve, ujit dhe energjisë elektrike në Gaza.

Bashkimi Europian po ashtu është vënë në lëvizje duke pezulluar të gjitha ndihmat e saj për Palestinën, pas nisjes së sulmeve, që po agravojnë gjithnjë e më shumë. Kjo konsiderohet si një përgjigje për veprimet e kryera nga Hamasi. Ndër të tjera të gjitha projektet e vëna në shqyrtim dhe propozimet e buxhetit janë shturë deri në një njoftim të dytë. Të njëjtat hapa kanë ndjekur për palestinezët Gjermania dhe Austria.

Teksa autoritetet izraelite i kanë shpallur luftë militantëve të Hamasit, Izraeli thërret 300 mijë rezervistë për luftën me Hamasit, vendi ka thirrur rreth 300 mijë ushtarë rezervistë si përgjigje ndaj sulmit të befasishëm.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se përgjigja izraelite do të ndryshojë Lindjen e Mesme, duke shtuar se sulmet e deritanishme janë vetëm fillimi dhe se do t’i mposhtin militantët.

Forcat e Mbrojtjes izraelite njoftuan se janë duke kryer sulme edhe brenda territorit libanez. Ndërkohë pretenduan se kanë vrarë sulmues të infiltruar të armatosur në kufi.

Viktima nuk kanë mbetur vetëm palestinezë dhe izraelitë, por edhe 10 shtetas britanikë që mendohet se kanë humbur jetën sëbashku me nëntë amerikanë tashmë të konfirmuar të vdekur, tre të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur.

Top Channel