Covid 19 ka marrë 3 jetë në një familje italiane, ndërkohë që një burrë është duke luftuar në spital. Sipas mediave italiane, të gjithë anëtarët e familjes në Torino kanë qenë të pavaksinuar.

Në San Francesco al Campo virusi i mori jetën Marco Ferreros, 42 vjeç , një punëtor ashensori, i cili vdiq në datën 6 Janar, disa ditë pas gjyshërve të tij, rreth të 90-tave, të cilët u shuan në fund të Dhjetorit.

Babai i 42-vjeçarit është shtruar në spital në terapi intensive.

Gruaja e këtij të fundit, është e vetmja që ka arritur të mbijetojë pas infektimit me Covid 19. Askush në familje nuk kishte dashur të vaksinohej kundër Covid, theksojnë mediat.