Transferohet qelia e “qeverisë së burgut” të Durrësit, në burgun e Fierit.
Mbrëmë gjatë natës, me urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, janë marrë masat që të burgosurit si Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka etj, të transferohen në burgun e Fierit.
Lajmin e konfirmojnë burimet zyrtare pranë burgut, ndërkohë që sipas po të njëjta burimeve bëhet me dije se këto masa janë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit.