Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka qenë e pranishme në ceremoninë hapëse për mbajtjen e stërvitjes ushtarake ‘Defender 21’ që do të zhvillohet në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Ajo shprehu falenderimet për të gjithë qytetarët shqiptarë për mikpritjen që u është bërë gjatë kësaj kohe. Kim tha se ky ishte një sukses ushtarak dhe se ushtarë nga e gjithë Euroa kanë qenë këtu ëpr të marrë pjesë në këtë stërvitje si qëllim të përkryerjes së aftësive të bashkëpunimit mes vendeve aleate.

Ambasadorja shtoi se forcat shqiptare dhe amerikane kanë qenë gjithmonë në krah të njëri tjetrit, duke marrë pejsë në misione ushtarake të përbashkëta si në Kosovë ashtu edhe në Afganistan.

“President Meta, kryeministër Rama, gra dhe burra me uniformë. Cfarë dite spektakolare për të mbajtur një stërvitje ushtarake në këtë shesh, ku do të zhvillohet një pjesë e stërvtijes më të madhe të mbajtur në Ballkanin Perëndimor.

Defender 21 ka qenë një sukses ushtarak, në ditët e mëparshme , ushtarë nga e gjithë Europa kanë qenë këtu në Shqipëri duke u stërvitur së bashku për të përkryer aftësitë tona bashkëpunuese.

Aftësitë tona do të na sigurojnë se ne mund t’u bëjmë ballë situatave të ndryshme, mund të sigurojmë paqe në rajon.

Kam pasur mundësinë të vizitoj shumë vende në Shqipëri gjatë stërvitjes dhe ajo që më gëzon më shumë është bashkëpunimi mes forcave shqiptare dhe amerikane.

Ata janë të mahnitur nga bukuria e Shqipërisë janë të kënaqur nga mikpritja që u është bërë dhe janë krenarë që mund t’a quajnë Shqipërinë një mik dhe aleat.

Ushtarët amerikano-shqiptarë kanë qenë krah njëri tjetrit në konflikte të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe në Afganistan e në vende të tjera. Kjo rrugë do të shohë që shumë amerikanë do të kthehen sërish në Shqipëri për të ndërtuar më shumë bashkëpunime dhe miqësi që zgjasin përjetë.

Ne vlerësojmë që pavarësisht nga dallimet, të gjithë ju e pranuat të gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori. Je ju garantojmë se kjo marrëdhënie mes nesh është shumë e rëndësishme. Ndaj vendosa që të festojmë 30 vjetorin e përfundimit të sundimit të diktaturës në Shqipëri. Do të qëndrojmë sot në mbështetje të fortë për të kryer edhe detyra të vështira në mënyrë që Shqipëria të arrijë potencialin e saj të plotë.

Jam krenare që jam këtu me ju sot, nesër “krah për krah përgjithmonë”, faleminderit”– tha ambasadorja Yuri Kim.