Një prej zëdhënësve të talebanëve është pyetur nëse gratë dhe pakicat etnike do të kenë një vend në qeverinë e re afgane.

Në një intervistë për BBC Pashto, nënkryetari i zyrës politike të talebanëve në Katar tha se gratë mund të vazhdojnë në punën e tyre, por në postet apo kabinetin e lartë nuk do të jetë asnjëra prej tyre.

Talebanët pritet të formojnë qeverinë e tyre të re në ditët në vijim, por mbeten pyetje se si do të duket dhe do të thotë sundimi i tyre për Afganistanin.