2 të moshuar të paralizuar një djal me probleme mendore

5 antarët e familjes Zdrava në fshatin Selitë të Cerrikut jetojnë në kushte të mjerueshme . Në një banesë e cila zor se quhet e tillë jeton kjo familje . Sëmunda ka prekur gjithësecilin prej tyre. Cifti I të moshuarve Ibrahim dhe Pranvera  që jetojnë  këtu janë të paralizuar dhe nuk lëvizin dot. Njëri nga djemtë është me probleme të shëndetit mendor,  ndërsa djali tjetër , Xhevahri dhe nusja e tij kanë barrën e rëndë të kujdesen për të 3.

 Sëmundja që ka lënë të paralizuar dy prindërit e tij ka bërë që të ketë përkeqësim edhe të gjendes shëndetësore të vëllait tjetër. E vetmja e cila kujdeset për të gjithë është nusja e shtëpisë . Ajo thotë se është një gjendje shumë e vështirë pasi me 4 të sëmurë në shtëpi është e pamundur të jetosh normalisht.

 Nga ana e tyre dëshpërimi ka pllakosur edhe të moshuarit të cilët duket se kanë humbur shpresat se në jetën e tyre mund të ketë një ditë të bukur.

Edhe djali tjetër I familjes Xhevahiri duket I dorëzuar përpar fatit . Edhe ai vetë ka probleme shëndetësore.

Siç duket edhe nga pamjet shtëpia në të cilën strehoen këto 5 njerëz është e mjerueshme si brenda ashtu edhe jashtë. Ata kërkojnë ndihëm nga kushqo që mundet së paku ti sigurojë ushqime dhe ilaçe.