Gjykata e Posaçme dënon me 12 vite burg ish-shefin e policisë, Dhërmi, Sokol Boden. Bode u shpall fajtor për akuzën e trafikut të narkotikëve në kuadër të grupit kriminal të Habilajve dhe pritet te kryeje 8 vite burg, pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Ai është një nga 3 ish-drejtorët e Policisë, i cili është ende në arrati dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Bode, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa akuzohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sativës në këtë qark.