Enkeleda Çela është demokrate e orëve të para. Ajo ka luftuar dhe sakrifikuar në çdo zgjedhje për të mbrojtur votat e Partisë Demokratike. Por më 13 Qershor, Enka u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit vetëm sepse ishte vëzhguese e imja dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë sonë. Shumë demokratë të tjerë më kanë dëshmuar se janë përjashtuar nga e drejta për të votuar. Jam pranë tyre dhe do bëj çdo gjë që mundem që zëri i tyre të dëgjohet. Partia Demokratike lindi si partia e lirisë dhe mund të bëhet fituese vetëm nëse është e lirë dhe demokratike. Me ju, deri në fund.

fax web