Një tjetër person është vënë në pranga për krimin e rëndë të ndodhur në korrik të vitit të kaluar në Mantova të Italisë, ku shqiptari Atilio Ndreca humbi jetën si pasojë e një dhune brutale.

Mediat italiane raportojnë se i arrestuari është një shtetas nga Maroku i cili kishte mundur të arratisej drejt Spanjës pas krimit. Marokeni raportohet se u arrestua në Algeciras të Spanjës, ndërsa pritet që në orët në vijim të ekstradohet drejt Italisë ku edhe do të përballet me akuzat për vrasjen e shqiptarit.

Kujtojmë se ne pranga si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur mesnatës së 1-2 korrikut 2020, ra edhe një maroken tjetër. Shqiptari u rrah brutalisht me shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri. Edhe pse u dërgua në spital, 23-vjeçarit shqiptar nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra.

Vetëm pak ditë pas ngjarjes në vendin ku ndodhi krimi u gjet një shënim.“Gjaku lahet me gjak”. Ky është mesazhi i gjetur mes luleve të lëna në parkimin e qendrës tregtare La Favorita, në Mantova të Italisë. Ndërkohë hetimet vijojnë për këtë vrasje brutale.