Dialogu ka vetinë që të zhvillojë mendimin. Dialogu zhvillon aftësinë e të menduarit te njeriu. Dy njerëz kur flasin apo dialogojnë me njeri tjetrin në të njëjtën kohë fillojnë të dëgjojnë se çfar po thotë tjetri dhe mendojnë për përgjigjen apo pyetjen që duhet të bëjnë që dialogu dhe diskutimi të vazhdojë dhe të jetë sa më cilësor. Kjo veti e njeriut është çelësi i mëndjes për të gjithë njerzit pra edhe për fëmijën.

Njeriu që di të dialogojë nuk e ndërpret bisedën për arsye emocionale. Këto vlera të dialogut duhen vendosur në qëndër të vëmëndjes së edukimit. Duhet të përdorim dialogun dhe jo vjershën në moshën 0-6 vjeç që fëmija të mud të zhvillojë e fuqizojë të menduarin nëpërmjet fjalës dhe jo përsëritjen mekanike të fjalëve siç ndodh kur përdoret vjersha. Vjershat përdoren pas moshës gjashtë vjeç.