Pushimet e dimrit të cilat sipas udhëzimit të fillimvitit, duhet të përfundojnë më 4 Janar, këtë vit pritet që të shtyhen më shumë për shkak të situatës nga Covid-19.

Burime pranë Ministrisë së Arsimit bënë me dije se, ndryshe nga vitet e tjera, nxënësit e ciklit 9-vjeçar dhe atij të mesëm pritet që të mos e fillojnë shkollën menjëherë pas festave. 

Këtë javë janë duke u bërë diskutimet edhe marrjen e këtij vendimi dhe me sa do të jetë shtyrje me një apo dy javë.

Dy janë opsionet që Ministria e Arsimit po diskuton me Ministrinë e Shëndetësisë për rifillimin e shkollave, e hëna e 11 Janarit ose 18 Janari.

Do të jetë Komiteti Teknik i Ekspertëve ai që do të vendosë për këto data. Zgjatja e pushimeve dimërore bëhet për të frenuar përhapjen e Covid-19, ndërkohë që situata në Janar mund të ketë edhe një përkeqësim për shkak të aktivitetit të shtuar të gripit stinor.

Komiteti Teknik Pritet që mbledhjen e radhës ta zhvilloi nesër më 16 Dhjetor, ku pritet që të përcaktohen disa masa të reja, në tenativë që të ndikohet në normalizimin e situatës së Covid-19, duke nisur nga shtyrja e pushimeve dimërore për shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, por edhe një rishikim të orës policore, ku sipas ekspertëve është propozuar zgjatja e orarit të  karantinës, duke nisur që nga ora 20:00 e mbrëmjes, deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithesi kjo pjesë e orës policore veçse kërkesë e ekspertëve është edhe vendim politik, pasi për shkak të efekteve financiare dhe rëndimit të situatës së biznesit, duhet një dakordësim edhe me qeverinë.