Dashi-Qetësia dhe mirëkuptimi do mbizotërojë të mërkurën ne jetën tuaj ne çift. Çdo gjë do ece me se miri me partnerin dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme.

Demi-Ju qe jeni ne një lidhje nuk duhet ta lini ankthin dhe dyshimin t’ua shkatërrojë jetën, por duhet te përfitoni nga çdo moment kur te jeni pranë partnerin dhe te dashuroheni si ta ndieni.

Binjakët– Dite mjaft e qëndrueshme do jete kjo e mërkura për ata qe janë ne një lidhje. Pasioni do i pushtoje gjate kohës dhe nuk do mërziten për asnjë moment.

Gaforrja-Marsi do i zgjoje nga gjumi ku kishin rene te dashuruarit. Ata do i shohin gjerat me më shume optimizëm të mërkurën dhe do marrin edhe vendime me rëndësi.

Luani– Kjo e mërkura nuk do jete dita me e përshtatshme për çështjet e zemrës. Ne disa momente do mbeteni vetëm dhe do e vuani se tepërmi këtë gjë.

Virgjëresha-Duhet te tregoheni me te duruar të mërkurën ju te dashuruarit sepse partneri edhe sikur te beje te pamundurën nuk do ja dale t’ua plotësojë te gjitha dëshirat.

Peshorja-Dite e ndërlikuar do jete kjo e mërkura për ata qe janë ne një lidhje. Do krijohen here pas here keqkuptime dhe mosmarrëveshje mes jush dhe partneri.

Akrepi-Ka mundësi qe ju te dashuruarit te merrni vendime te rëndësishme të mërkurën. Marrëdhënia me partnerin do forcohet akoma me tepër. Beqaret qe do tregohen te paduruar ka rrezik te përballen me probleme serioze.

Shigjetari-Jeta juaj ne çift do mbetet e shkëlqyer edhe të mërkurën fale ndikimit mjaft pozitiv te Marsit. Gjithçka mes jush do jete me e bukur se kurdoherë dhe emocionet do jene te forta.

Bricjapi-Marrëdhënia me partnerin nuk do jete e keqe të mërkurën, megjithatë mirë është qe te nxisni qetësisht me partnerin për gjithçka. Kështu do krijoni edhe një klime akoma me te ngrohte mes jush.

Ujori-Dite goxha e turbullt do jete kjo e mërkurë për ata qe janë ne një lidhje. Tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse ne te kundërt keni për te pasur probleme serioze.

Peshqit-Gjate kësaj dite, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet edhe me tepër. Do keni te njëjtat ide dhe mendime me personin qe keni ne krah.