Këngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar në rrjetet sociale për përjashtimin e Kosovës nga Minishengeni, duke iu kërkuar falje për lëndimin.

Ajo thotë se do bojkotojë çdo produkt që nuk është shqiptar.

Postimi i Kokëdhimës:

Nuk e di për ju, por unë do bojkotoj çdo produkt jo Shqiptar e jo Shqiptar të Kosovës, të Dardanisë.

Do shkoj në Dardani sikur 1000 trarë të vënë.

Do shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gostivar, në Mal të Zi e jo në Montenegro.
Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim.

Jemi NJË