Prezantimi i tyre erdhi disi më vonë se zakonisht për shkak të sanksioneve të SHBA të cilat kanë prekur seriozisht aftësinë e Huawei për të prodhuar telefona të rinj për shkak të mundësisë së kufizuar për të blerë proçesorë dhe komponente të tjera nga kompani amerikane. Këto sanksione pengojnë dhe përdorimin e aplikacioneve dhe shërbimeve të Google në pajisjet e fundit të Huawei.

P50 Pro ka një ekran 6.6 inç 120Hz OLED, bateri me kapacitet 4,360mAh e cila mund të karikohet shpejt nga karikuesja 66W. Nga ana tjetër P50 ka një ekran 6.5 inç 90Hz OLED, bateri me kapacitet 4,100mAh që mund të karikohet njësoj me karikuesen fast charging 66W. Proçesorët e përdorur do të jenë Kirin 9000 dhe Snapdragon 888.

Kamerat janë një ndër shërbimet kryesore të këtyre dy smartphone-ve. P50 Pro ofron 4 kamera, një kryesore 50MP, telephoto 64MP, monochrome 40MP dhe Ultra-wide 13MP. P50 ka një lente më pak se P50 Pro, pasi i mungon ajo monochrome. Të dy smartphonet kanë kamera selfie 13 MP.

Çmimi për P50 Pro fillon nga $927 për modelin bazë me 8GB RAM dhe 128GB internal storage, ndërsa për P50 $695 për të njejtin konfigurim.

fax