Home SHOWBIZ Do të bëhet baba për herë të dytë, por këngëtari shqiptar paska...

Do të bëhet baba për herë të dytë, por këngëtari shqiptar paska një problem të madh

13

Këngëtari i njohur i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka do të bëhet baba për herë të dytë. Këtë lajm e dha vetë artisti disa javë më parë në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku tregoi se do të bëhet babai i një djali.

“Është një ndjenjë e veçantë. Por gjininë e kemi zbuluar, është djalë”, tha këngëtari teksa po fliste për familjen.

Ndërkohë i ftuar në emisionin “Rudina”, Besniku nuk hezitoi të rrëfente diçka më tepër rreth zgjerimit të familjes së tij, kur pritet të lindë bebja, e cila është bërë e ditur se do të jetë djalë, si edhe emrin.

Besniku zbuloi se fëmijë do të lindë në muajin shtator. Ndërsa sa i përket emrit tha se për momentin e kanë pak problem, sepse po përpiqen familjarisht të zgjedhin një emër të mirë. Besniku u shpreh se me vajzën e kishte shumë më të lehtë, ndërsa për djalin nuk ka as shumë ide.

“Me vajza e kemi patur si më të lehtë, madje i kam thënë bashkëshortes që për djem e kam pak më të vështirë se nuk kam as shumë ide. Tani kemi bërë një listë me shumë emra dhe do shohim si do vendosim”, tha Besniku