Home SPORT Më kontaktoni”, Yarmolenko tallet me Ronaldon dhe Pogban duke reklamuar shishet e...

Më kontaktoni”, Yarmolenko tallet me Ronaldon dhe Pogban duke reklamuar shishet e pijeve Coca-Cola dhe Heineken në konferencë shtypi

14

Andriy Yarmolenko i është bashkuar ‘lojës’ dhe ka argëtuar gazetarët e pranishëm në konferencë, por edhe shikuesit duke kërkuar punë nga Coca-Cola dhe Heineken, pasi shishet e këtyre dy kompanive u larguan nga Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba.

Kapiteni i Portugalisë, Ronaldo, doli në titujt kryesorë të Euro 2020 në fillim të kësaj jave, kur largoi dy shishe Coca-Cola nga tavolina e tij gjatë një konference shtypi.

Reagimi i yllit portugez thuhet se i kushtojë kompanisë së njohur plot 4 miliardë humbje, por kjo nuk është se i ndikoi edhe aq shumë, pasi ata deklaruar se “të gjithë mund të pinë çfarë të duan”

Disa ditë më vonë, Paul Pogba bëri të njëjtën gjë duke larguar shishen e birrës Heineken nga tavolina, pasi ai njihet si një mysliman praktikues i devotshëm.

Kapiteni i Ukrainës, Yarmolenko ka pushtuar rrjetet sociale së fundmi pasi është dukur të tallet me yllin e Juventusit në paraqitjen e tij të fundit para mediave në konferencën për shtyp.

Yarmolenko duke qeshur ka përqafuar mundësinë për të ndihmuar në reklamimin e pijeve Coca-Cola dhe Heineken, pasi ndihmoi Ukrainën të mundë Maqedoninë e Veriut me rezultat 2-1.

“A mund të bëj diçka? Kam parë Ronaldon duke hequr shishe e Coca-Colas kohët e fundit”.

“Do të vendos Coca-Colan këtu, do ta vendos Heinekenin menjëherë përpara! Djelmosha, më kontaktoni!”, ishin fjalët e Yarmolenkos së vet ofruar për punë.