Ish kryeministri Sali Berisha është duke prezantuar ditën e sotme gjashtë kandidatët fitues të Primareve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Berisha foli dhe për primaret, që sipas tij ishin risi për PD dhe Shqipërinë, ndërsa tha se ato u realizuan në kohë rekord.

Sipas Berishës në zgjedhjet e ardhshme, për kandidatët që do të garojnë qoftë në zgjedhjet lokale, qoftë në ato parlamentare do të votojnë dhe mbështetësit, jo vetëm anëtarët e PD.

“Hapi që do bëhet do jetë përsëri cilësor pasi në çdo primare përveç për zgjedhjen e kryetarëve të degëvë do të votojnë dhe mbështetësit dhe simpatizantët tanë. PD nuk mund tu garantojë shqiptarëve votën e lirë nëse nuk respketon votën e lirë brenda vetes së saj”, tha Berisha.