Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Elbasan-Metalurgji.Një mjet tip Opel me ngjyrë të zezë ka përplasur një grua dhe është larguar nga vendi I ngjarjes. Mesohet se e aksidentuara është në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia e Elbasanit është vënë në ndjekje të drejtuesit që aksidentoi gruan

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 31.01.2022, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.