GREQI – Është dorëzuar krahu i djathtë i shqiptarit të cilësuar si “Esko” në Greqi dhe që organizonte një bandë kriminale.

Mësohet se shqiptari tjetër i dorëzuar së fundmi në policinë greke, njihej me pseudonimin “Atzou”. Ai jetonte në arrati pas goditjes të organizatës kriminale që komandonte kampusin e universitetit. Shqiptari vendosi me nxitjen e avokates së tij, zonjës Stamatias Markou të vihej në dispozicion të autoriteteve.

Mediat greke kanë nxjerrë informacione të reja për veprimtarinë e mafies shqiptare që vepronte në Universitetin Politeknik, me “tentakulat” e organizatës kriminale që kanë arritur edhe financimin e sulmeve me bomba, si ai në Maj 2017 kundër ish-kryeministrit, Louka Papadimou.

Sipas “To Vima”, më 15 nëntor 2018 shërbimet policore vazhduan të informonin qartë udhëheqjen e tyre për shoqatat e dyshuara të të burgosurve në burgjet e Korydallos me sulme të përgjakshme në mjediset e universitetit në Zografou.

Ky hetim nisi pasi u konstatua se një antiautoritar aktiv, i cili ishte akuzuar se kishte dërguar një paketë-bombë që plagosi Loukas Papademos në makinën e tij në rrugën Marni më 25 maj 2017, merrte shuma parash në llogarinë e tij bankare. Konkretisht, 14 persona kanë vijuar me urdhra dhe nga burgjet e Korydallos dhe gjetkë, për të depozituar në llogarinë e zv/autoritarit të ri.

Një nga këta financierë shqiptarë dyshohet se ishte ai që u arrestua si drejtuesi i “bazës” mafioz në Zografou dhe Esmin Frhati (Esko) që tentoi të plagoste me kaçavidë policen e re!