Doktor Ilir Alimehmeti është zyrtarisht kandidat në “Primaret” e PD-së.

Ditën e sotme Alimehmeti postoi tre “emoji” me dy gishtat lart dhe në orën 11:00, do të bëhet dhe prezantimi i kandidaturës. Nga procesi i “Primareve” do të dalë kandidati për kryetar i Bashkisë Tiranë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Deri më tani, kandidatët zyrtarë për primaret në Partinë Demokratike janë Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Në orën 11.00 Dr. Ilir Alimehmeti prezanton kandidaturën për primare në Partinë Demokratike, për zgjedhjet lokale.