Sapo ka nisur protesta “Drejtësi për gratë e vrara” në Ferizaj, e thirrur në mbrojtje të jetëve të grave. Në protestë shihet numër i madh i pjesëmarrësve që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares 

Shumë gra po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, duke u bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që mos ta normalizojnë vrasjen e grave.

Protesta është organizuar pas rastit tragjik në këtë komunë, ku një 18-vjeçare dyshohet se u vra nga partneri i saj dhe më pas është lënë në Spitalin Rajonal të Ferizajt nga ai edhe një person tjetër i dyshuar, i cili ndodhet në pranga.

Vrasja e 18-vjeçares M.O., ditën e diel në Ferizaj ka ngjallur reagime të shumta në vend.

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkaq qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.