‘Shefi i mafies’ turke Sedat Peker, ka bërë deklarat të forta, sipas të cilave presidenti turk është përfshirë në shitjen e paligjshme të armëve.

I ashtuquajturi “bos mafioz” Sadat Packer  ka postuar shumë video në YouTube. Gjithçka u bë virale dhe pushtoi titujt e shtypit turk. Akuzat ndaj politikanëve të partisë në pushtet janë të panumërta:komplot vrasje dhe përdhunime, përfshirje në trafikun e drogës, abuzime të  pushtetit dhe shumë akuza tjera, raporton Deutsche Welle.

DW: Skandali mafioz që përfshin Erdoganin në shitje të

Sigurisht, 49-vjeçari Sedat Peker nuk është i panjohur për opinionin publik turk. Ai konsiderohet protagonist i botës së krimit , ai është ulur shumë herë në karrigen e të akuzuarit për vrasje apo vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa është dënuar për “themelimin e një organizate kriminale”. Në vitin 2020 ai u arratis nga Turqia me një destinacion në Ballkan, ndërsa sot ai pretendon se jeton në Dubai.

Në videon e tij të fundit, Packer pretendon se në vitin 2014, qeveria turke, në kundërshtim me ligjin, furnizoi me armë grupin paraushtarak islamik Al Nusra, i cili po lufton në Siri kundër regjimit të Asadit dhe konsiderohet si një organizatë terroriste.

Ai po përpiqet të mbështesë akuzat me dëshminë e tij personale, duke thënë se ishte në kontakt me zyrtarë qeveritarë në atë kohë, të cilët i kërkuan atij që të furnizonte me armë rebelët turq në Sirinë veriore. Por, sipas Peker, disa kamionë që kishin hyrë në Siri të ngarkuar me armë dhe municion ndryshuan destinacionin e tyre dhe nuk shkuan te guerilasit turq, por te Al Nusra.

“Kryemafia” pretendon se i gjithë operacioni u vendos nga kompania private SADAT, e cila është e specializuar në pajisjet ushtarake dhe teknologjinë e sigurisë, ndërsa konsiderohet një mik i afërt me Erdoganin.

Themeluesi i SADAT është ish-këshilltari i sigurisë së Erdogan, Adnan Tenriverdi. Sidoqoftë, vetë SADAT i mohon këto pretendime. E megjithatë, ajo që po thotë Peker po fiton rëndësi, pasi skenarë kanë qarkulluar në Turqi për një kohë të gjatë në lidhje me përfshirjen e mundshme të Ankarasë në shitjen e armëve në organizatat islamike.

  • ora tv