Home AKTUALITET Hapen dyert e mortit në shtëpinë e familjes së 45-vjeçares Klarita Ismalaja,...

Hapen dyert e mortit në shtëpinë e familjes së 45-vjeçares Klarita Ismalaja, flasin fqinjët: U vra për xhelozi

40

Familja e 45-vjeçares Klarita Ismalajt, e cila u ekzekutua me thikë nga bashkëshorti i saj ditën e djeshme, ka hapur dyert e mortit në banesën e tyre në Fushë-Krujë.

Siç shihet dhe nga videot e siguruara nga FaxNews, kanë filluar që të afërm dhe miq të familjes të veshur me të zeza po grumbullohen për t’i dhënë lamtumirën e fundit 45-vjeçares.

“Klarita mund të jetë vrarë për xhelozi…”. kështu shprehen të hidhëruar fqinjët e prindërve të, e cila u vra brutalisht ditën e djeshme nga bashkëshorti i saj brenda automjetit të tyre, ndërsa vijojnë më tej duke thënë se, kohët e fundit mes tyre kishte nisur dhe një debat për një strehim të ri për nënën dhe babanë e 45-vjeçares.

Ajo i kishte kërkuar Artanit bashkëshortit që t’i blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq. Rastësi ose jo, por ai i morri jetën nënës së dy djemve në Bubq brenda ambienteve rrethuese të kësaj fasonerie rreth orës 10.45.

51-vjeçari e theri me thikë brenda makinës së tyre tip “Ford”. Më pas Artan Ismalaja tentoi vetëvrasjen me të njëjtën thikë. Artan Ismalaja u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

Në deklarimet e tij roja i magazinës, i cili gjeti i pari çiftin deklaroi se fillimisht dy personat ishin në momente intime, por kur është afruar për t’i larguar nga oborri i magazinës ka parë trupin e gruas të mbuluar me gjak.

“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë”, kështu është shprehur punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij për policinë, lidhur me krimin e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bubq të Krujës.

Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh. Ndërkohë, të paqarta janë motivet pasi policia e Krujës deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte në Tiranë.

Mbetet e paqartë se përse Artani dhe Klarita udhëtuan nga Tirana drejt Bubqit. Për të shmangur dëshmitarët, Artani e ka futur makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq për të ndaluar brenda këtij muri rrethues, që i përket një fasonerie.

Çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Autori ka servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.