Një 19 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Mallakastër.
Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15 vjeçare pa dëshirën e saj.Bazuar nga informacionet e marra u arrestua L. B., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 05.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
“19-vjeçari, dyshohet se në qershor të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 15 vjeçe, pa dëshirën e saj,” njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
