Vetëm të moshuarit lëvizin me maskë

Te infektuarit me COVID 19 shtohen çdo ditë në qytetin e Elbasanit. Pavarësisht këtij fakti jeta në Elbasan vijon njëlloj. Qytetarët në shumicën e rasteve nuk mbajnë maskë, ndërsa lokalet dhe baret janë plot. Neglizhenca dhe mungesa e ndërgjegjësimit nga qytetarët në respektimin e masave është një faktor kryesor që ka ndikuar në rritjen e rasteve ditore të personave .

‘Numri i rasteve pozitiv është rritur ndjeshëm muajt e fundit, por kjo ka ardhur nga mosrespektimi i masave anti-COVID, të distancimit social nga ana e qytetarëve.të vetmit qe shihen  me maska janë të moshuarit . Të pyetur për Egnatia Neës ata shprehin se shumë pak prej qytetareve u permbahen rregullave duke rrezikuar dhe te tjerë te cilet i respektojne.

Aktualisht në qarkun e Elbasanit numri aktiv I rasteve me Covid-19 është 1300 ku vetëm 24 orët e fundit u konfirmuan 78 në positive. Paralelisht me rritjen e numrit të të infektuarve është rritur edhe numri I personave që kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të rënda shëndetësore.