Mësohet se presidenti i nderit të “Zonjës së Vjetër’’ pësoi atak kardiak teksa më 4 korrik do të mbushte plot 93 vjeç. Bëhet me dije sa ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare Gieampiero Boniperti, legjenda e Juventusit. 

Kujtojmë se ai jetën e tij ai ia kushtoi Juventusit, duke luajtur nga viti 1946 deri në 1961 në Torino për të fituar 5 tituj të Seria A dhe 2 kupa të Italisë.

Po ashtu ai pati nderin të përfaqësojë edhe përfaqësuesen e vendit të tij, Italinë. Më pas Boniperti u përfshi edhe në politikë, por sërish hija e tij do të mbetet përgjithmonë si një legjendë e Juventusit që nuk pranoi të luajë me asnjë skuadër tjetër përveç “Zonjës së Vjetër’’.

fax web