Aktivitet sensibilizues për fëmijët në situatë rruge

Me qëllim senzibilizimin e shoqërisë civile për fëmijët në situatë rruge është organizuar sot një aktivitet në sheshin “Gensher”  që synonte promovimin e të drejtave të tyre.

Bashkia e Elbasani së bashku me  shoqata të ndryshme që operojnë në këtë fushë e sollën aktivitetin në formën e argëtimit për të thënë që bota e fëmijëve duhet të jetë e tillë. 

Mes lojrave dhe jo të shfrytëzuar,ndaj edhe motoja e aktivitetit ishte”Më mëso ,mos më shfrytëzo”. 

Sipas kryebashkiakut “Gledian Llatja”bashkia e Elbasanit ka trajtuar rreth 23 fëmijë në situatë rruge dhe 4 familje kanë përfituar bonus qeraje. 

Në të njëjtën linjë vijoji edhe prefekti i qarkut të Elbasani i  cili së pari  i bëri thirrje institucionëve që të jenë më të vëmendshme dhe të ndjekin çdo rast të dyshuar për fëmijë të cilët mund të shfrytëzohen më shkaqe të ndryshme.

Shfrytëzimi i fëmijëve ,keqtrajtimi apo dhunimi I tyre është një shkelje ligjore e cila ndëshkohet me ligj.