Një 20-vjeçare nga Gjakova ka vdekur mëngjesin e sotëm nga virusi Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.

Ajo tha se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka vdekur sot si pasojë e COVID-19.

Burime të sigurta brenda spitalit të Gjakovës, bejne me dije se para disa ditësh ka vdekur edhe babai i saj nga koronavirusi. Një familjare ka konfirmuar poashtu se brenda kësaj jave viktimës i ka vdekur edhe babai.

Njoftimi i plotë i familjares:

“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se sot ka ndërruar jetë motra jone (vajza e axhes) Rumejsa Abdurrahim Hoxha

Vdekja është nje ndarje e perkohshme nga te dashurit, e bukura ma e mira jonë Rumejsa ti na le por ne do to të kujtojmë përherë si atë vajzen shembullore.

Varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjakovës.

All-llahu ia faltë Xhennetul Firdeës!

Allahu e frymzofte per saber mamin e Rumejses per ndarjen nga burri dhe vajza mbrenda kesaj jave.