Sapo mbaroi koncertet, Ledri Vula ju bashkua partneres së tij, Sarës dhe vogëlushes, Poem Blu për disa ditë pushime. E gjithë familja Vula pushoi në brigjet e jugut dhe kohën e kaluar së bashku e kanë shijuar në maksimum. Reperi ka publikuar ditën e sotme disa imazhe shumë të ëmbla me të bijën dhe ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë prindërit.

“Në fund, fëmijët nuk do të mbajnë mend atë lodrën e shtrenjtë që ju bleve, por të do të mbajnë mend kohën që kalove me ta”, shkruan Ledri përkrah postimit.