Home ELBASANI SOT VIDEO/SUBVENCIONET PËR NAFTËN, NË ELBASAN VIJON APLIKIMI

VIDEO/SUBVENCIONET PËR NAFTËN, NË ELBASAN VIJON APLIKIMI

35

Nuk ka rradhë të gjata

Mëngjesin e sotëm edhe në qytetin e Elbasanit fermerët janë grumbulluar pranë Sektorit të ekspansionit të bujqësisë.

Fermerët të pyetur nga Egnatia News shprehen se ndryshe nga qytetet e tjera nuk  ka probleme në marrjen e shërbimeve  që u nevoiten sa i takon aplikimit në skemat përfituese të subvencionimit të shpallur nga qeveria.

Shumë nga fermerët ishin nga zona të ndryshme të rrethit Elbasan pasi qeveria lajmeroi zgjerimin e instrumentave tw mbështetjes financiare në bujqësi me qëllim uljen e kostove të prodhimit.Aplikimet për skemën e subvencionit do vijojnë deri më datë 21.