Në mbledhjen e grupit parlamentar, Sali Berisha tha se Edi Rama dështoi në mos regjistrimin e opozitës në zgjedhjet e 14 majit. Ndërkohë shtoi se në orët në vijim do të jepen detaje për koalicionin e fuqishëm që sipas Berishës do ti jap goditjen fatale Edi Ramës. Për këtë të fundit tha se është i lidhur me bandat kriminale.
Berisha: Një klimë e shkëlqyer është sot në mbarë vendin në mbeshtetje të opozitës. Ky është turi më i zjarrtë, entuziast i të gjithë karrierës time politike. Si asnjëherë më parë dua tu informoj ju zjarri , entuziasti, besimi në fitore është më i madh se co herë tjetër.
Demokratët, qytetarët janë në një mobilizim të madh, të paparë për ti dhënë Shqipërisë, mbështetjen ndryshimin që meritojnë.
Ju jeni dëshmitarë, mediat ndërkombëtare tani e kanë personazhin negativ kryesor të të gjithë hapësirës euroatlantike dhe më gjerë.
E quajnë koka e gjarprit, ne e kemi quajtur kreu i Meduzës. Mes këtyre termave, nuk ka asnjë dallim substancial në raport me krimin.
Kanë filluar të zbërthejnë dimensionet e tij kriminale, vjedhjet monstruoze me afera korrupsioni tashmë jo nga zëra vetëm kundërshtarë, por nga zëra të pavarur dhe objektivë.
Kanë filluar të zbërthejnë dhe të nxjerrin implikimet e tij të tmerrshme me grupe trafikantësh.
Tre ditë më parë, ishte investigimi për Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës, të cilin rumori zyrtar e akuzon direkt si njeriu që përcolli në Dubai, Amant Josifin.
Pra, po kundërmon erë në mbarë Europën.
Nga ana tjetërr përpjekjet e tij për të shkuar i vetëm në këto zgjedhje dhe për të përjashtuar opozitën, morën fund, deshtoi me turp .Opozita finalizon në orët që vjen koalicionin e fuqishëm me të cilën i jep Ramës goditjen fatale më datë 14 maj.
Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën. Por unë një gjë do tu them demokratëve në Shqipëri se nuk ka zgjidhje më të gabuar se sa zgjidhja për tu keqpërdorur si patericë e Edi Ramës. Sot cdo qytetar, demokrate duhet të angazhohet dhe të bëj gjithcka për fitoren e opozitës dhe disfaten e Edi Ramës.
Ramën e pret fati i McGonigal. Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, do të thotë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën. Kjo përbën një akt shumë të rëndë personal.
Unë mund të kem besim se pallat-Kapllani, që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveria, nuk do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat, por unë kam besim te qytetarët, kam besim te demokratët, që do bashkohen, do i trajtojnë këta individë si paterica të Edi Ramës.
Edi Rama është në përpëlitjet e tij të fundit. Sot gazeta më e lëxuar në Europë, ia numëronte të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi.