Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij shtetasi S.H. rreth 43 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja është natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Egnatia news