Emigrimi është e vetmja mënyre jetese e shumë qytetarëve, por ka nga ato emigrant të cilët kursimet e tyre të fituar në emigrim zgjedhin ti investojnë në vëndlindje. E till është historia e Arjan Hoxhës, emigranti I cili përpos kursimeve vendosi të marr kredi dhe të ngrej serën e tijë ku prodhon kunguj të dy varjetete, atë te kungullit të bardhë dhe kungullit Italian. 60 miljon invesim ku gjysma me kredi sot Arjani po e shkatërron
efekt pasi emocionet nuk mund ti mbajë pasi mundi I një jete të tërë në emigrim ai sot po e shkatërron me duart që para disa kohësh e ngritën.

Arjan Hoxha do të kthehej në vitin 2013 ne periudhën kur kryeministri I sapo zgjedhur Edi Rama u bëri thirrje bashkeatdhetarëve të rikthehen dhe të investojnë në Shqipëri duke u premtuar dhe subvencione për prodhimet e tyre, por është viti I disatë që këtij fermeri nuk I shitet prodhimi duke u detyruar ta hedhë ose dhe ta fal ndonëse është dhe me kredi ku cdo muaj banka I kërkon këstin e kredis por ai nuk ka mundësi pasi dhe prodhimin e vjelur nuk arrin ta shesë. I revoltuar ai tregon rrugëtimin e tij deri më sot ku rrezikon dhe falimentin.

E fajtor për këtë ai bën pushtetin qendror. Përsa I përket subvencioneve ai thotë që nuk ka marr kurr aq më tepër subvencion për naftën që aktualisht është më e shtrenjta në rajon. Ku ai I bën thirrje ministrisë dhe gjithë kupolës qeverisëse që të ndalin propagantat me selfie sic e quan ai, dhe të shohi realitetin e fermerëve vëndas të cilët nuk u shitet prodhimi.

Arjani ka një mesazh për të gjithë të rinjtë dhe emigrantët e kthyer, një mesazh që I buron nga vështirësit që ai ka hasur me hapjen e kësaj sere në vëndlindjen e tijë në Sulove.
Me 60 miljon lekë borxh dhe me rreth 400 kunjtal kunguj të pa shitur ai rrezikon falimentin dhe ai do të kthehet përsëri në emigrim pasi nuk ja del, madje ai mendon dhe skenarin më të keq të mundshëm!