Ndotja akustike në qytetin e Elbasanit është kthyer në një shqetësim serioz për banorët, nga fillimi I pandemisë e deri në ditët e sotme, policia vazhdon të kontrollojë të gjitha lokalet pas orës 11, por sërisht ka nga ata lokale të cilët aktivitetin e tyre e vazhdojnë pas orës policore duke u kthyer shqetësim serioz për banorët të cilët jetojnë afër tyre.
Egnatia News është interesuar në Inspektoriatin e mjedisit të Bashkisë së Elbasanit për tu informuar se çfarë masash janë marrë kundrejt këtyre lokaleve të cilët thyejnë orën policore, raportimet e tyre dhe a ka pasur masa shtrënguese. Për Egnatia News, Ismail Dybeli shefi inspektoriatit të mjedisit në bashkinë Elbasan shprehet se ndotjet akustike në qytetin e Elbasanit është dhe do mbetet fokusi tyre kryesor, pasi kanë pasur raportime të larta të lokaleve, dhe diskotekave të cilat krijojnë një ndotje akustike të niveleve të larta. Por pas masave të anti kovidit kemi ëerish ritëm të ndotjes akustike. Por ka subjekte të cilët nga ankesat e banorëve janë në monitorim.

Lidhur nëse kanë raporte me shkeljen e konstatuara gjatë masave shtrëguese, Z.Dybeli shprehet se raportimet me të mëdha të ndotjes akustike kanë qënë para pandemisë në bulevardin kryesor të qytetit ku permasat e ndotjes ishin jashtë normales, ku banoret donin të iknin nga banesat e tyre. Por me bashkëpunimin e Policisë së shtetit, vendosën një taskforcë të cilët normalizuan situatën duke pezulluar lejet 24 orarshe dhe duke i vendosur ditë të caktuara të javës me orare të kufizuar.

Përsa i përket dhe ndotjes së mjedisit lidhur me ndotjen akustike, dhe nëse kanë matje të parametrave të ajrit në Elbasan, Shefi inspektoriatit të Mjedisit Ismail Dybeli, shprehet se problem mbeten dhe mjetet e rënda të cilat merren me ndërtimet, grimcat që qarkullojnë në ajër mbeten problem për inspektoriatin e mjedisit.
Para disa vitesh është kryer instalimi i 4 stacioneve të cilët bëjnë monitorimin e vazhdueshëm në 24 orë ,të cilat janë vendosur pranë Bashkisë, pranë Universitetit në kryqëzimin e luleve dhe pranë stadiumit të Elbasanit, ku të dhënat e tyre regjistrohen online.
Problem mbetet të jetë zona e ish kombinatit metalurgjik, ku ende nuk kanë marrë masat për të zbutur ndotjen mjedisore.

Ismail Dybeli gjithashtu I është përgjigjur pyetjes nga Egnatia News nëse ka pasur operatorë të penalizuar që janë kapur në shkelje të mjedisit dhe cilat janë shkeljet që ka konstatuar me së shumti. Z.Dybeli shprehet se shumë operatorë kanë kryer krim mjedisor ku me problematiket mbeten përsonat të cilët kryejnë transportin e mbetjeve inerte.

Egnatia News do vazhdojë të ndjeki këtë problematikë, pasi ende ka një ritem të lartë të ndotjes akustike, ku shumë operatorë që kryejnë aktivitetin e tyre duke thyer rregullat e orarit policor dhe të kthehen nē shqetesim parësor për banorët të cilët jetojnë afer tyre.