Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen 5 raste, nga të cilët: 3 për prerje të paligjshme të pyjeve, 1 për ndërtim të paligjshëm dhe 1 për ndotje të ajrit, ujërave dhe të tokës.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Elbasan, Cërrik dhe Gramsh, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve mjedisore, kanë evidentuar edhe 5 raste të tjera të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

-V. P., 46 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan; S. I., 46 vjeç, banues në fshatin Shtërmen, Cërrik dhe K. S., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë e Sipërme, Gramsh, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi janë kapur duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentet përkatëse;

-O. Xh., 34 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, pasi dyshohet se, në mobilerinë në pronësi të tij, ka djegur disa mbetje tallashi, duke ndotur ambientin.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit, u konstatua duke kryer punime pa leje, në banesë, shtetasi Sh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Çepë, Belsh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.