Rruga Kardhiq-Delvinë, një nga akset më të rëndësishme për jugun e vendit dhe veçanërisht për zonën bregdetare, është hapur zyrtarisht sot më 2 korrik. Ashtu siç ishte njoftuar nga Qeveria shqiptare, rruga nga sot është e kalueshme për të gjithë.

Mirela Kumbaro pozon buzë Vjosës, në Tepelenë, me dy kolegët ministra, Balluku e Gjiknuri. “Ne buze te Vjoses me pamje nga deti, me dy bashkeautoret e aksit Kardhiq-Delvine, Belinda Balluku dhe Damian Gjiknuri, siç kendojne dhe lebërit “Damian e Balluk”, shkruan ajo dhe ndan këtë foto.