Kujtojmë qytetarët e Bashkisë së Elbasanit se:
Bashkia Elbasan ka vite që nuk ka pasur rritje të taksave, dhe e vetmja rritje është bërë në muajin Janar të vitit 2022, të tarifave të pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit.
Gjithashtu kujtojmë se kjo rritje konsiston në 100 lekë në muaj, me vendim të Këshillit Bashkiak në muajin dhjetor të vitit 2021. Por, për arsye teknike UKE si agjent tatimor ka nisur ti mbledhi këto tarifa në muajin korrik, duke dyfishuar përkohësisht tarifën, nga 100 në 200 lekë, tarifë e cila do të vijojë të mblidhet deri në muajin dhjetor të këtij viti, si arsye e voneses per detyrimin e praprambetur ne vjelje per muajt qe lame pas.
Kjo nuk ka ardhur për arsye të mos mbledhjes, por për afrimin e kostos së pastrimit me tarifimin e pastrimit. Ju kujtojmë qytetarëve se në muajin janar të vitit 2023, do të paguajnë rritjen prej 100 lekësh.
Sakaq, deri në momentin që ne flasim nuk ka rritje të çmimit të ujit të pijshëm.
Bashkia e Elbasanit fton qytetarët që të jenë më të mirëinformuar, pasi institucioni i Bashkisë, ka qenë dhe do të jetë gjithnjë transparent dhe në mbështetje të tyre, për të gjitha problematikat që kanë, tani edhe në të ardhmen!