Bena, fshati malor i Elbasanit, i mbushur me parqe bletësh

Fshati Benë, i Njësisë Administrative Labinoit Mal, zonë e thellë malore e pyllëzuar me gështenjat, të cilat njihen si më të mirat në vend, ka nisur edhe prodhimin e mjaltit të gështenjës.
Kjo zonë, njihet për mbarështimin e bletarisë, si edhe prodhimin e mjeltit të gështenjës, i cili është më speciali në vend.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, ka parë nga afër parkun e bletëve, si edhe prodhimin e mjaltit, duke bashkëbiseduar me fermerët të cilët mbarështojnë bletë dhe prodhojnë mjaltin e gështenjës në këtë zonë të pyllëzuar.
Një nga fermerët, Qemali, i cili njihet si një ndër mbarështuesit e bletarisë si edhe prodhimin e mjaltit, ka folur edhe per vlerat e rralla kurative që ka mjalti i gështenjës, si edhe kërkesat të cilat sa vijnë dhe rriten për tregëtimin e tij, në mbarë vendin, por jo vetëm.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Gledian Llatja, premtoi se “ do të bëjë të mundur që nëpërmjet subvencioneve që shteti ofron, të mundësojë edhe për këta fermerë fonde, me qëllim që të rrisë kushtet e tregëtimit të mjaltit, si edhe vlerat kurative që ai ka në mbarë vendin”.
Madje kryebashkiaku ka deklaruar se Bashkia e Elbasanit, vazhdon të mbështesë fermerët jo vetëm për të lehtësuar transportin e tyre në tregje por edhe duke ofruar mbështetje financiare nëpërmjet subvencioneve.
“ Për këtë qëllim, do të ftoja edhe fermerët e zonës së Benës, në Labinotin Mal, që të aplikojnë me anë të Skenës Kombëtare, me qëllim që të vazhdojnë të prodhojnë këtë produkt shumë kurativ, pasi edhe me investimet e fundit që janë bërë në infrastrukturë, ata kanë mundësi që të tregëtojnë mjaltin kudo”.
Fshtati Benë i Labinotit Mal, njihet për zonën e pyllësuar, dhe mbarështimin e bletës, vetë fermerët kanë krijuar parqe me koshere, ku janë më shumë se 1200 të tilla që ndodhen në këtë zonë të thellë malore të Elbasanit.
Vetëm për një vit, këta fermerë i japin Shqipërisë rreth 15.600 kg mjaltë gështenje që shquhet për vlerat e tij kurative.