Home ELBASANI SOT VIDEO/SHQIPTARËT VIJOJNË TË LARGOHEN NGA VENDI

VIDEO/SHQIPTARËT VIJOJNË TË LARGOHEN NGA VENDI

9

78% e aplikimeve për azil janë të moshës nën 34 vjeç

Shqipëria po përjeton një valë të zgjatur emigracioni, që po jep gjithnjë e më shumë pasoja në ekonomi, pasi po largohet në pjesën më të madhe forca e re e punës.Të dhënat e Eurostat për kërkesat për azil sipas grupmoshave, tregojnë se që nga viti 2011 kur raportohen të dhënat deri në 2020-n, pjesa dërrmuese e aplikimeve në 27 vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht rreth 77-78% përbëhet nga grupmosha nën 34 vjeç.Në vitin 2020 kishte gjithsej rreth 7 mijë aplikime për azil, nga të cilët 30% ishin të grupmoshës nën 18 vjeç, 47% të grupmoshës 18 vjeç (77% nën 34 vjeç). 22% të atyre që kanë tentuar të ikin, duke kërkuar azil ishin të grupmoshës 35-64 vjeç dhe 1% mbi 65 vjeç.

Arsyet janë të ndryshme por kryesore duket se mbeten shkaqet ekonomike dhe mungesa e tregut të punës. Të rinjtë elbasanas shprehen se edhe pse të shkolluar nuk kanë mundësi të punësohen .Në rast se gjejnë një punë pagat janë mimimale në krahasim me çmimet jetesës.

Të dhënat e tjera kombëtare të INSTAT tregojnë se emigracioni i lartë i të rinjve, i kombinuar me rënien e lindjeve dhe plakjen graduale të popullsisë po ul popullsinë e re aktive në vend. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje me rreth 18 mijë persona në 2020-n.