DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. P., 21 vjeç, banues në fshatin Bujqës, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Cërrik”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin B. N., 25 vjeç, banues në fshatin Bujqës. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët janë në spital, në kujdesin e mjekëve;
-M. C., 33 vjeç, banues në fshatin Labinot, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtmi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. D., 51 vjeç dhe O. D., 29 vjeç (babë e bir), banues në Elbasan, pasi janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. K., 39 vjeç, banues në Cërrik. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. D., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 pushkë sportive;
-A. R., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në gjendje të dehur, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ka kanosur shtetasin A. A., me detyrë inxhinier i një firme kontraktore të Ujësjellësit, gjatë kohës që kanë qenë duke kryer punime.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 68 vjeç, banues në Belsh, pasi ka kanosur me fjalë 65-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gramsh/Më datë 01.02.2024, është dërguar nga familjarët e saj, në spitalin e Gramshit, për kujdes mjekësor, shtetasja A. Ll., 43 vjeçe, banuese në fshatin Tunjë. Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo shtetase ishte dëmtuar gjatë kohës që ka qenë duke krasitur pemët, në kopshtin e banesës. 43-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.