DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -K. K., 35 vjeç, për veprat penale “Njoftim i rremë në organet e rendit” dhe “Prishja e qetësisë publike”; F. K., 33 vjeç (vëllai i shtetasit K. K.), për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe G. A., 46 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi G. A. i ka thyer xhamin e automjetit, shtetasit F. K.,

ndërsa shtetasi K. K. ka bërë njoftim të rremë në organet e rendit, në lidhje me këtë rast; -G. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëm e djeshme, në lagjen “5 Maji”, ka goditur me grushte një 21-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Gj., 65 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka goditur me grushte një 47-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./egnatia news