-Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin N. E., 60 vjeç, banues në Elbasan për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

-Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasin:
B. T., banues në fshatin Buqës, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi , pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.