Është arrestuar edhe autori i 12-të i sulmit ku 19 vjeçari grek Alkis Kampanos mbeti i vrarë në zonën Charilaou të Selanikut.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për një grek i lindur në Selanik i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit Wolksvagen Polo që mori pjesë në sulm.

Arrestimi i personit të 12-të u konsiderua jashtëzakonisht e rëndësishme nga autorietet greke pasi dyshohet se është ai që e qëlloi me thikë 19 vjeçarin.

Ndërsa sot 20-vjeçari shqiptar Roxhers Demirazi, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos do të dalë sot para drejtësisë greke ku do të tregojë të gjithë të vërtetën e tij për ngjarjen e rëndë.