Home ELBASANI SOT VIDEO/PLEHRAT “ZAPTOJNË” LAGJEN SKËNDËRBEJ

VIDEO/PLEHRAT “ZAPTOJNË” LAGJEN SKËNDËRBEJ

22

Mëhalla e madhe mbulohet nga ndotja

Lagja “Skënderbej” është një nga lagjet e cila është lënë prej kohësh në harresë nga insitucionet përkatëse sa i takon investimeve kryesisht në infrastrukturë dhe rehabilitim. Siç shihet edhe nga këto pamje në këtë pjesë që njihet si Mëhalla e madhe  përveç problemeve me infrastukturën dhe me mungesën e ndriçimit ka edhe probleme të mëdha më mbetjet urbane të cilat kanë “zaptuar’ çdo centimetër.

Problem është ndotja dhe mungesa e kontinierëve. Në këtë lagje ndodhen vetëm 2 kontinierë të cilët nuk mjaftojnë per të gjithë banorët duke i detyruar ti hedhin plehrat në tokë.

Kjo lagje edhe pse me një numër të konsiderueshëm banorësh prej vitesh është lënë në këtë gjendje pavarësisht ankesave të banorëve për të ndërhyrë.